A po preken edhe të rinjtë nga tumori?, flet onkologu i njohur Ilir Kurtishi

20.06.2021 11:59

A po preken edhe të rinjtë nga tumori?, flet onkologu i njohur Ilir Kurtishi

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka thënë se kohëve të fundit janë shtuar rastet, e të rinjve të prekur nga tumori në lukth.

Kurtishi në emisionin ‘Përtej Tregimit’ me gazetare Valentina Ahmeti, ka folur për rastet me të reja dhe më të vjetra në moshë që ka trajtuar nga tumori, shkruan Portali.info.

“Për fat të keq rasti më i ri që para disa viteve kam mjeku, është një 18 vjeçare më kancer ne gji, kurse kohëve të fundit kemi pasur raste me tumore të lukthit të moshës diku 20 vjeç, është një problematikë shumë e madhe, pasi janë raste të rralla me tumore të lukthit në një moshë kaq të re, ose me tumore të mushkërive, dhe zorrës së trashë ndër moshën 30 vjeçare që këmi rastisë në Klinikën tonë. Kur trajtimi i sëmundjes është pakë më i vështirë prognoza është jo ashtu qysh ne e mendojmë, por prapë se prapë ne me të gjithë ato sakrifica, me punën që e bëjmë, me format e mjekimit që i zbatojmë, ne kemi mbërri, dhe kimi pas këto suksese të cilat janë evidente”, tha Kurtishi në 'Përtej Tregimit'.

Ndërsa sa i përket moshës më të vjetër që është mjekuar nga tumori, Kurtishi pohoi se ka raste kur trajtojnë pacientë edhe të moshës 90 vjeçare./PORTALI.info/

x