AAK-ja kërkesë urgjente Qeverisë: Mbështeteni tërheqjen e Trustit, nuk është dëshirë por është domesdoshmëri

14.05.2022 11:16

AAK-ja kërkesë urgjente Qeverisë: Mbështeteni tërheqjen e Trustit, nuk është dëshirë por është domesdoshmëri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar përsëri që të lejohet tërheqja e parave nga Trusti.

Ai në një konferencë për medie thotë se, Partia në pushtet duhet ta marrë seriozisht këtë çështje dhe sa më shpejt të lejojë tërheqjen e parave nga Trusti ku sipas kjo është e domosdoshme për qytetarët, që e kanë nevojë elementare.

“AAK-ja kërkon që partia në pushtet të reflektoj seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e mbështetjes së Trustit, për shkak se ato para janë të qytetarëve të Kosovës, janë kontribut i tyre dhe rrethanat në të cilat është sot Kosova, kjo është një gjë elementare që Qeveria mund ta bëj.Trusti nuk është dëshirë por është domesdoshmëri për të gjithë ata që e kanë nevojë elementare”, tha Tahiri.

x