Abdullahu: Nuk ekzistojnë raportet e mira të Kosovës me Amerikën me këtë qeveri

18.04.2022 21:30

Abdullahu: Nuk ekzistojnë raportet e mira të Kosovës me Amerikën me këtë qeveri

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se raportet e mira të Kosovës me Amerikën nuk ekzistojnë me këtë Qeveri..

Sipas, Abdullahut mos shkuarja në SHBA, po kompensohet me intervista në CNN.

“Ne kemi krijuar raporte të mira, konstruktive, koordinuese, bashkëveprim me Shtetet e Bashkuara mbi të gjitha, të cilat nuk ekzistojnë ende. Për të ekzistuar ende do të duhej që këta pushtetarë kah moti të ishin mysafirë në shtëpinë e bardhë, e jo të shkojnë në CNN për ti qu selamë këtij apo atij”,tha Abdullahu në Prime Time.

Abdullahu po ashtu tha se po kompensohet mos shkuarja në ShBA, me dalje në CNN./PORTALI.info/

x