Agim Aliu prezanton projektet për tri rrethrrotullime të mëdha në Ferizaj

28.09.2021 21:46

Agim Aliu prezanton projektet për tri rrethrrotullime të mëdha në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka prezantuar projektet për ndërtimin e tri rrethrrotullimeve të reja në qendër të qytetit.

Përmes videos në 3D, Aliu prezantoi projektet për rrethrrotullimi në kryqëzimin e rrugës “Emin Duraku” me “Xhevë Lladrovci”. Rrethrrotullimi i dytë tek kryqëzimi i rrugës “Emin Duraku” dhe “Vëllezërit Gërvalla”. Dhe, ai mes rrugës “Vëllezërit Gërvalla” me “Kadri Zeka”.

Shkrimi i plotë nga Agim Aliu:

Transformimi i Ferizajt do të vazhdoj edhe në koncept të rrugëve. Do të bëjmë aplikimin e parcelave të gjelbërta për të shpeshtuar gjelbërimin si dhe ofruar siguri në rrugë.

Në kuadër të rikonstruimit të rrugëve “Kadri Zeka”, “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Emin Duraku”, planifikojmë të ndërtojmë tri rrethrrotullime të reja, njëri në kryqëzimin e rrugës “Emin Duraku” me “Xhevë Lladrovci”. Rrethrrotullimi i dytë tek kryqëzimi i rrugës “Emin Duraku” dhe “Vëllezërit Gërvalla”. Dhe, ai mes rrugës “Vëllezërit Gërvalla” me “Kadri Zeka”.

 
 

 

x