Ahmeti: Amerika mbështet BE-në për një dialog teknik Kosovë - Serbi

01.06.2021 23:29

Ahmeti: Amerika mbështet BE-në për një dialog teknik Kosovë - Serbi

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka thënë se mesazhi i Përfaqësuesit Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, për besimin për njohje të ndërsjellë, nënkupton se Amerika mbështet BE-në për një dialog teknikë me Kosovën, shkruan Portali.info.

“Paraqitja ishte shumë teknike, dhe duket se ka një rikthim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pozicionin ku e mbështesin Bashkimin Evropian për një dialog teknikë. Dialogu teknikë në parim nëse e kthejmë çka na ka ndodhur në këto 10 vite është dialog për rregullimin e brendshëm të Kosovës jo dialog për finalen, jo dialog për çështjen e asaj nëse do të njihet Kosova nga Serbia, dhe jo dialog për anëtarësimin e Kosovës në OKB, dhe unë kam pasur çasje kritike ndaj dialogut teknik për arsyen e vetme se e ri-rregullonte Kosovën nga brenda sipas asaj që kërkonte Serbia. Unë mendoj që Beogradit i intereson që ne të flasim për çështjen e të drejtave të komunitetit serb, çështjen e asociacionit, për çështjen e kompetencave, për çështje që e bën rregullimin e brendshëm, dhe nuk i konvenon që të flasim për njohjen e ndërsjellës, për çështjen e të pagjeturve, për rikuperimin e dëmeve të luftës, nuk i konvenon që të flasim për mënyrën se si do të prezantohen Kosova në OKB”, tha Ahmeti në Politiko.

Ndryshe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar sot në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë. Por, kjo nuk u dëgjua nga emisari i BE-së,  Miroslav Lajçak, i cili tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes palëve./PORTALI.info/

x