Ahmeti ‘godet’ qeverinë Kurti: Ka biseduar për çështjet e brendshme të Kosovës me Serbinë

03.10.2021 00:03

Ahmeti ‘godet’ qeverinë Kurti: Ka biseduar për çështjet e brendshme të Kosovës me Serbinë

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka ‘goditur’ qeverinë Kurti se ka biseduar me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.

Sipas Ahmetit tërheqja e sotme e Njësisë Speciale nga veriu i ngjanë tërheqjeve të kaluara, përjashto aksionin kur u vendosën për herë të parë pikat kufitare në Jarinë, dhe Bërnjak.

“Nuk mbaj mend që ka naj dallim prej tërheqjes së sotme prej tërheqjeve të kaluara, nuk shoh naj dallim në esencë, nuk ka asgjë të ndryshme, edhe herëve të kaluara kur kanë qenë Njësia Speciale, përjashto këtu aksionin kur u patën vendos për herë të parë dy pikat në Jarinjë, dhe Bërnjak, ai mund të themi që ka qenë aksion që është arrit në praktikë vendosja e pikave kufitare, që ishte pozitive”, tha Ahmeti në Politiko.

Tutje Ahmeti tha se marrëveshja  e fundit në Bruksel, është marrëveshje me Prishtinës, dhe Beogradit për mënyrën se si të sillemi brenda territorit të Kosovës

“Herëve tjera sa herë që kanë shkuar ndonëse nuk kemi pasur shumë raste djemtë e kanë kryer punën e vet, derisa nuk është përzier qeveria, në momentin që është përzier qeveria djemtë janë dalë me kryer punën e vet, edhe jemi shku në Bruksel edhe jemi pajtuar e Beogradin sepse qysh me i tërheq djemtë, është e njëjta situatë, e njëjta formulë”

“Tash nuk e kuptoj se cili është dallim mes marrëveshjes që e ka bo Besnik Bislimi, prej marrëveshjes që në të kaluarën e ka bo Edita Tahiri, apo Hajredin Kuçi, por në esencë është marrëveshje mes Prishtinës, dhe Beogradit në Bruksel për mënyrën se si do të sillemi në një pjesë të territorit të Kosovës”, shtoi Ahmeti, shkruan Portali.info

Në fund Ahmeti tha se edhe qeveria Kurti sikur qeveritë tjera bisedoi me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës.

“Prej kur kemi hyrë në dialogun teknik gjithmonë ka argumente pro dhe kundër, por gjithmonë harrohet konteksti, pra po flasim për territorin e Kosovës, nuk po flasim territorin e Serbisë, as neutral, po flasim për atë që me deklaratën tonë, dhe me Kushtetutë tonë e konsiderojmë pjesë të pandashme të Republikës së Kosovës, dhe nëse e trajtojmë ashtu parimi që nuk bisedojmë për çështje të brendshme me Serbinë po bien poshtë, e kanë bërë edhe qeveritë e kalume, e bëri edhe qeveria Kurti” përfundoi Ahmeti/PORTALI.info/

x