Ahmeti: Opozita nuk bëhet përmes zhurmës, por duhet afruar alternativë, dhe program parimorë

21.07.2021 23:01

Ahmeti: Opozita nuk bëhet përmes zhurmës, por duhet afruar alternativë, dhe program parimorë

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar rolin e opozitës kundrejt qeverisë Kurti.

Ahmeti ka thënë se opozita nuk duhet bërë vetëm përmes zhurmës, dhe se qeverisë duhet dhënë mundësia për të qeverisur, pasi kanë marrë besimin e qytetarëve.

“Nuk mendoj se duhet me pasur opozitë në kuptimin e zhurmës, mendoj që në vendin tonë duhet kthyer një lloj reformiteti demokratik, ku një qeveri e cila e ka fituar një votë të konsiderueshme të qytetarëve, dhe ka fituar mandatet duhet me iu dhënë mundësia me qeverisë”, tha Ahmeti në Politiko, në Kanal10.

Tutje Ahmeti ka thënë se nuk duhet politizuar çdo veprim që ndodhë nga opozita, por se përmes reformimeve të brendshme, opozita duhet afruar alternativ, dhe program parimorë.

“Nuk duhet politizuar çdo veprim që ndodhë, sepse qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar që dinë të vlerësojnë, dhe dinë të votojnë, unë nuk kam prit më shumë nga kjo opozitë aktuale, unë krejt vlerësimin për opozitën aktuale e pres te reformimi i brendshme te mënyra se si po riorganizohen këto parti, sepse nuk besoj që partitë tona duhet të jenë ato të cilat duhet tregojnë për keqqeverisjen keq menaxhimin unë mendoj se mediat duhet kryer atë punë, dhe nuk mendoj se opozita me zëvendësu rolin e medias demokratike, dhe profesionale që opozita duhet të bëhet me alternativa, dhe alternativa nuk ofrohet se cili dinë më bërtit më shumë në raport qeverinë, por cila parti dinë me u reformuar , me mbledh njerëz të duhur, dhe me afrua alternativ, dhe program parimorë”, përfundoi Ahmeti/PORTALi.info/

x