Ahmeti: Paraqitja e Kurtit në Bruksel nuk ka vërejtje

16.06.2021 21:39

Ahmeti: Paraqitja e Kurtit në Bruksel nuk ka vërejtje

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka thënë se paraqitja e djeshme e Kurtit në Bruksel, në dialogun me Vuçiqin, nuk ka vërejtje.

“Paraqitja e Kurtit dje nuk ka vërejtje, në fakt ka kohë të gjatë që si kritikues të procesit të dialogut kërkojmë një përfaqësim më të dinjitetshëm me propozime konkrete të Kosovës, me kërkimin që të definohet njohja, sepse në fund të fundit Kosova nuk ka përse të qëndroi në një proces të dialogut ku flitet për asociacionin përderisa nuk e dimë se si do të vije njohja, pra arsyeja e vetme, bazamenti për çka në angazhohemi në dialog me Serbinë është njohja dhe përfundimi përgjithmonë i problemeve që i kemi me Serbinë” tha Ahmeti në Politiko.

x