Ahmeti për mesazhet e ambasadorit amerikan në Reçak: Jemi me fat që e kemi Hovenierin në Kosovë

18.01.2022 00:54

Ahmeti për mesazhet e ambasadorit amerikan në Reçak: Jemi me fat që e kemi Hovenierin në Kosovë

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka thënë se jemi më fat që kemi Havenierin ambasador të Amerkiës në Kosovë, dhe se shkuarja e tij në Reçak tregon qartë që politika amerikane në raport me Kosovën nuk ndryshon.

“Kjo tregon qartë që politika amerikane në raport me Kosovën nuk ndryshon, që ne në pikat strategjike, ato që quhen legjitimim i ekzistencës së shtetit e kemi Amerikën me veti dhe jemi me fat, është fat i madh që e kemi Hovenierin këtu ambasador, dhe një prej aktiviteteve të para që e bën është që shkon në Reçak për të dëshmuar. Pra liria jonë ka tri dimensione: E para është liri për shkak të së drejtës tonë ndërkombëtare, ishim popull i shtypur, dhe pavarësia ishte e drejte e një populli të shtypur që të vetëvendos që u definua dhe u dëshmua në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Serbia kur na kishte sulmuar atje mundohej që të sulmohej në këtë dimension, dhe për shkak të Shteteve të Bashkuara në shpëtuam nga ky sulm”

“E dyta ishte për shkak të një rezistence çlirimtare e cila u sulmua dhe u denigrua me anë të raportit të Dick Martyt, dhe sot Gjykatës Speciale, dhe stadi i tretë ku e ka bazën lirija jonë, shteti jonë është e drejta humanitare, e drejta e një populli i cili shfarosej, dhe që lidhet me Reçakun, dhe Prekazin. Sulmi ndaj Reçakut nuk ishte i rastësishëm nga Serbia, ka qenë përpjekje strategjike për me sulmu shtetin tonë në atë dimension. Prezenca e ambasadorit amerikan atje e jep mesazhin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë hequr dorë dhe vazhdojnë të besojnë në premisat bazë mbi të cilën është ndërtuar ky shtet. Duke e thënë këtë ne duhet që të fillojmë seriozisht ti kryejmë detyrat tona, detyrat tona nuk është me bo nesër asociacionin e as me adresu çështjen e Kishën, por detyra jonë është me ndërtu konsensus, dhe me kërku që në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasë platformë dhe qëndrueshmëri në raport me çdo gjë që na duhet, mos mi mohu kërkesat që na vijnë por me pas përgjigje strategjike për to”, tha Ahmeti në Politiko./PORTALI.info/

x