Ahmeti: Vetëvendosje po e kap shtetin me emërime të ish-kandidatëve për deputet në borde

04.08.2021 23:54

Ahmeti: Vetëvendosje po e kap shtetin me emërime të ish-kandidatëve për deputet në borde

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar propozimet për bordin e ri të AKP-së.

Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje ka promovuar çkapjen e shtetit, por çkapja e shtetit nuk ndodh nëpërmjet ish-kandidatëve për deputet, shkruan Portali.info.

“Vetëvendosje ka promovuar çkapjen e shtetit, por çkapja e shtetit nuk ndodh nëpërmjet ish-kandidatëve për deputet, ndodh kapja, ngrohët kapësi, por nuk bëhet çkapja. Sepse unë mënoj që një konkurs i duhur me thirrje për aplikim nga ekspert të ndryshëm nga njerëz që i kemi edhe jashtë, dhe një mijë tjera opsione munden me pru një bord shumë profesional”, tha Ahmeti në Politiko, në Kanal10.

Ndryshe sot Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka proceduar propozim vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të fundit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./PORTALI.info/

x