Ahmeti: Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së, ishte nevojë për reformim

05.07.2021 22:01

Ahmeti: Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së, ishte nevojë për reformim

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal 10, Arben Ahmeti ka thënë se zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së, ishte nevojë për të dalë nga kthetrat e grupeve që pretendojnë që janë të fuqishme brenda partisë, por që në fakt në zgjedhjet e fundit treguan se nuk janë edhe aq të fuqishëm sa kanë qenë, shkruan Portali.info

“Më shumë se nevojë për grupet e fuqishme brenda PDK-së, e kam pa Memli Krasniqin, si nevojë për të dalë nga kthetrat e grupeve që pretendojnë që janë të fuqishme brenda partisë, por që në fakt në zgjedhjet e fundit treguan se nuk janë edhe aq të fuqishëm sa kanë qenë, dhe ky është lexim i rezultateve të fundit elektoral që e ka marrë Partia Demokratike, dhe është nevojë e skenës politike në përgjithësi”, tha Ahmeti në Politiko, në Kanal10.

Tutje Ahmeti tha se Krasniqi këto ditë e para në krye të PDK-së, pati disa elemente të mira, sikurse ai për mos përfshirjen e deputetëve aktual në kryesi të kësaj partie.

“Për dy tri ditë sa kemi arrit me pa pati dy a tri elemente të mira, përfshirë vendimin për mos me i përfshi deputetëve aktual të PDK-së në kryesi të partisë, që dërgon një mesazh të hapjes së partisë ndaj fytyrave të reja, dhe kur ky mesazh vije menjëherë pas zgjedhjes, fjalimit, dhe programit, tregon se nuk është rezultat i grupeve të cilat e kanë bërë një kompromis për të ruajtur kohezionin, dhe kjo është vlera që unë dua më i’a atribuuar kësaj zgjedhje, që tregon se partia i është dorëzuar një reforme të re”, përfundoi Ahmeti /PORTALI.info/

x