Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 59 vjeçar

12.06.2021 21:27

Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 59 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli”, në Vushtrri, ku si pasojë ka humbur jetën biçiklisti i moshës 59 vjeçar.

 
Sipas policisë, në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një biçiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën viktima biçiklisti i moshës 59 vjeçar.

“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal. Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

x