Aksident në Mitrovicë, njëra veturë përfundon me 4 rrota në ajër ndërsa tjetra ka rënë në kanal të ujit

01.12.2021 09:19

Aksident në Mitrovicë, njëra veturë përfundon me 4 rrota në ajër ndërsa tjetra ka rënë në kanal të ujit

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

 
Sipas dëshmitarëve që i kanë dërguar Jepi zë, foto nga vendi i ngjarjes, shihen se veturat kanë pësuar dëmtime ndërsa për të lënduar nuk dihet.

Njëra veturë ka përfunduar me katër rrota në ajër, ndërsa tjera ka rënë poshtë rrugës, në kanalin e ujit.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, por dyshohet që shtresat e akullit kanë bërë të rrëshqasin veturat.

Ndryshe aksidentet e trafikut kanë filluar të shpeshtohen dhe kërkesa e Policisë së Kosovës është që të bëhet kujdes gjatë vozitjes, sidomos gjatë kohës kur ka lagështi apo ngritësa nëpër rrugë, shkruan Jepi zë.

Në fshatin Lushtë, i cili gjendet në hyrje të Mitrovicës janë shkaktuar edhe më herët aksidente të ngjajshme të trafikut, dhe konsiderohet si vend që ndodhin shpesh aksidente.

x