Akuzat për nepotizëm, dhe kapje të bordeve nga qeveria Kurti, flet Haki Abazi

21.06.2021 22:17

Akuzat për nepotizëm, dhe kapje të bordeve nga qeveria Kurti, flet Haki Abazi

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, në emisionin Politiko ka folur për akuzat që po i bëhen qeverisë Kurti, për nepotizëm, dhe kapjen e bordeve nga partitë opozitare.

“Sigurisht që nuk kisha mund të bëj analizën e saktë të punës së dikastereve të ekzekutivit në mënyrë të përpiktë, nëse ndalemi te çështja e përplasjeve, e para nuk besoj që sistemet demokratike janë më pakë të zhurmshme, demokracia si sistem është që e përplas pozitën me opozitën, dhe duhet të jetë e tillë".

"Por ajo që duhet të ndodh me ne është prej asaj që thuhet që Lëvizja Vetëvendosje për një kohë të gjatë ka kritikuar ata që kanë qenë në pozitë për praktikat qeverisëse, dhe kjo është forma e njëjtë me të cilën opozita po i’a kthen Lëvizjes Vetëvendosje janë dy aspekte:, aspektin kohorë, e para jemi në vitin 2021, nuk jemi në vitet e para të shpalljes së pavarësisë, dhe debati duhet të ndryshojë nga kritika që ka qenë në atë kohë, jo vetëm për nga forma, por edhe nga kualiteti. Nëse flitet për kapjen e institucioneve duhet të flitet për meritokracinë ose jo, dhe jo për formën se si janë popullua institucionet nga njerëz, dhe jam i bindur se nuk ka njeri të keq ose të mirë, por ka njeri në vendin jo të duhur, dhe ka shumë”, tha Abazi në Politiko në Kanal10.

x