Alban Hyseni firmos dorëheqjen nga pozita e deputetit

07.12.2021 12:48

Alban Hyseni firmos dorëheqjen nga pozita e deputetit

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se tashmë ka hequr dora nga pozita e deputetit.

 
Ai tha se sapo ka firmosur dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit, teksa ka falënderuar të gjithë kolegët pa dallime partiake për bashkëpunim gjatë mandatit të tij në Parlamentin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Hyseni tha se tash e tutje e presin detyra të reja dhe hapja e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit.

Alban Hyseni do të drejtojë Komunën e Gjilanit, komunë kjo e cila u udhëhoq nga Lutfi Haziri i LDK-së për dy mandate radhazi.

Postimi i plotë:

Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkpunimin gjatë kësaj periudhe.
Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit.

x