Ambasadori Doli dorëzon kredencialet tek Mbreti i Holandës, Willem-Alexander

26.01.2022 21:08

Ambasadori Doli dorëzon kredencialet tek Mbreti i Holandës, Willem-Alexander

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli ka dorëzuar kredicialet tek Mbreti i Holandës, Willem-Alexander.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori përmes një postimi në Facebook.

“Dorëzimi i kredencialeve nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Dren Doli tek Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij, Willem-Alexander në pallatin Noordeinde, Hagë 26 janar 2022”, shkroi Doli.

x