Arben Ahmeti “godet” pozitë e opozitë: Nëse nuk jeni me Amerikën, jeni me Rusinë

14.01.2022 16:29

Arben Ahmeti “godet” pozitë e opozitë: Nëse nuk jeni me Amerikën, jeni me Rusinë

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë.

Ai ka shkruar se është papjekuri që të futemi në konflikt me krejt botën për popullaritet dhe për llajka.

Postimi i plotë:

Papjekuri është me e fut vendin në konflikt me krejt botën me qellim që të rritet popullariteti edhe llajkat.

Nesër ne kuvend nxjerrni sharkiat, çifteliat edhe lahutat, pozite e opozite, porositeni edhe naj cope mishi e tregoni popullit qysh po pavarësohemi nga Amerika imperialiste.

Ama ta dini, qe nuk jeni patriota. Jeni veq disa te padijshëm qe po e mashtroni popullin për ta fshehur paaftësinë tuaj.

Sepse ne administratën Biden nuk ka dy rruge. Kur nuk je me Amerikën je me Rusinë.

Vizitat e takimet me diplomate përtej ambasadorit ua kane ndale moti. Tash veç letra po merrni prej andej atlantikut. Një dite u’a ndalin edhe ato. Pastaj ne kënaqemi me patriotizmin tuaj. Kemi me ju kendu ne sharki e çifteli.

x