Arben Ahmeti komenton shpërndarjen e buxhetit 2022!

30.10.2021 00:17

Arben Ahmeti komenton shpërndarjen e buxhetit 2022!

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar shpërndarjen e buxhetit për vitin 2022.

Ahmeti e ka cilësuar si njërin nga vendimet më të mira ndarjen e 100 milion eurove për Ushtrinë e Kosovës.

“Ky buxhet është më i madhi, dhe për çdo vit Kosova e ka buxhetin më të madh se sa në vitin paraprak, dhe kjo nuk është ngritje ekskluzive e qeverisjes. Pikat e ndarjes kështu kam dilema se pse është ndarë, shumë mirë që janë ndarë 100 milion euro për Ushtrinë e Kosovës, është vendim i qëlluar i qeverisë Kurti. Nuk do të duhej 2 milion euro të ndaheshin për Luginën e Preshevës, besoj që është dashur shumë më shumë kapacitet dhe mundësi që edhe qeveria në Prishtinë, të ndajnë për shqiptarët atje, dhe për zhvillimet atje”, tha Ahmeti

Tutje, Ahmeti ka thënë se nuk ka një qartësim sa i përket ndarjes së buxhetit për arsimin.

“Nuk e dijë pse në këtë listë do të duhej të futeshin 50 çerdhe në Kosovë, kam përshtypjes që është krejtësisht elektorale kjo, sepse nëse ti i fut 50 çerdhe në Kosovë, atëherë këtë e dedikon të buxheti për Ministrinë e Arsimit, dhe në Ministrinë e Arsimit s’na tregon se çfarë ko me bo tjetër pos 50 çerdheve, pra a është adresimi i vetëm në Ministrinë e Arsimit që do ta bëjmë me 50 çerdhe, a ka Kosova probleme tjera arsimore, a kemi naj problem me librat, me kurrikulën, me organizimin e arsimit”, shtoi ai.

Sa i përket ndarjes së buxhetit për Bujqësinë, Ahmeti theksoi se është me buxhetin e zakonshëm që e ka Ministria e Bujqësisë, apo është ekstra buxhetit të zakonshëm.

“70 milion euro për Bujqësi, edhe ky është vendim i mirë, por dua ta dijë se a është me buxhetin e zakonshëm që e ka Ministria e Bujqësisë, apo është ekstra buxhetit të zakonshëm, sepse nëse janë të buxhetit e zakonshëm të Ministrisë së Bujqësisë atëherë i bie se kjo është krejtësisht lojë elektorale, nuk ka ndonjë vlerë që po shtohet, nëse janë 70 milion ekstra për bujqësinë atëherë dua ta dijë se ku do të shkojnë, nëse shkojnë në subvencione prapë po flasim për përpjekje klientiniste, nëse shkojnë në krijimin e sigurimit për produkte bujqësore ka disa çështje që janë shumë të rëndësishme, atëherë sot ë ishte qeverisje e mirë”, deklaroi Ahmeti.

Në fund Ahmeti komentoi edhe ndarjen e buxhetit për Rrugën Prizren – Tetovë, si dhe ndarjen e 40 milion eurove për Trepçën , dhe Telekomin.

“Rruga Prizren – Tetovë, është shumë strategjike, dhe është mirë që po bëhet, dhe është vendim i duhur i qeverisë, do të duhet të bëhej edhe më herët”

“40 milion euro për Trepçën , dhe Telekomin, tash këtu janë dy pyetje çfarë ke me bo më këto 40 milion euro, a kemi me i stabilizu këtë ndërmarrje, apo çka me bo nëse i stabilizojmë. Dhe blerja e Ambasadave 10 milion euro duket interesante”, përfundoi Ahmeti/PORTALI.info/

x