Arben Ahmeti: Kosova duhet të nis një fushatë, ku nuk mbetet fajtore nëse dështon dialogu me Serbinë

16.06.2021 23:10

Arben Ahmeti: Kosova duhet të nis një fushatë, ku nuk mbetet fajtore nëse dështon dialogu me Serbinë

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi.

Ahmeti ka thënë se në këtë pozicion që jemi tani Kosova ka nevojë për një fushatë intensive, ku nuk mbetet fajtore për dështimin e mundshëm të dialogut Kosovë – Serbi.

“Sa i përket koordinimit me Bashkësinë Ndërkombëtare është një element ku Kurti dhe çdo qeveri tjetër në Kosovë, duhet të nisë një fushatë intensive, derisa merremi me a e ka emrin Beç Cufaj, a Prindon Sadriu ambasadori ynë në Berlin, është shumë e rëndësishme që në të nisim një fushatë intensive ku nuk e lënë Kosovën fajtore për dështimin e mundshëm të dialogut, kjo është baraz e rëndësishme me mbrojtjen e e interesit nacional. Nëse në gjykohemi prej Washingtoni, prej Brukselit, dhe diplomacive ndërkombëtare si shkaktar të prishjes së dialogut atëherë përhajr na qoftë izolacioni, përhajr na qoftë 10 vite mos këndellje në këtë vend” tha Ahmeti në Politiko.

 

x