Arben Ahmeti: Veprimet e Kurtit në veri, shfaqën fytyrën e vërtetë të Vuçiqit

26.09.2021 23:29

Arben Ahmeti: Veprimet e Kurtit në veri, shfaqën fytyrën e vërtetë të Vuçiqit

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar mbështetjen e bërë ditë më parë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për vënjen e reciprocitetit për tabelat ndaj Serbisë.

Ahmeti ka thënë se veprimet e fundit të kryeministrit Kurti, kanë shfaqur fytyrën e vërtetë të Vuçiqit, karshi Kosovës, dhe dialogut.

“Janë dy veprime strategjike të kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit të cilat janë dukur shumë problematike në fillim, por në fakt kanë treguar një gjë që është shumë e rëndësishme, kanë hequr maskën e Vuçiqit. Nëse ju kujtohet veprime me librat dhe me pyetjen e vazhdueshme se kur do ta njeh Kosovën ka bërë që Vuçiqi në një moment të shpërthej dhe thotë kurrë nuk do ta njohim Kosovën, që i bie që Kosova nuk ka arsye politike të qëndroj në atë tavolinë, në dialog, dhe tash veprimi me zbatimin e marrëveshjes në fakt ka bërë që Vuçiqi me dalë në një pozicion që para dy javëve nuk do të ishte i imagjinuar”, tha Ahmeti, në Politiko

Tutje Ahmeti tha se rrëshqitja e Vuçiqit në këtë pozitë, nuk ka qenë as qëllim i tij

“Me pa ti Vuçiqin duke i ngrit Aeroplanët, duke i ngrit Helikoptërët, duke i afru ushtrinë afër Kosovës, dhe duke e dërgu , Alexander Botsan-Kharchenko, që është njeriu i afërt me Putinin, tuj ardhë në Rashkë, edhe tuj kqyr me dylbi nga Kosova, e tuj u mundu me bo filma të Krimesë, kjo në fakt e shpërfaq tepër keq Vuçiqin, edhe në sy të aleatëve tonë perëndimore, e kallëzon fytyrën e vërtetë të atij që po udhëheq në Serbi, dhe nuk besoj që ai do të donte ta shfaqte vetëm kështu, pra nuk besoj që ky ka qenë qëllimi i Vuçiqit”, shtoi Ahmeti, në Kanal10.

Drejtori i Kanal10, po ashtu pohoi se krejt këto veprime të Vuçiqit, janë një film i organizuar nga nga Beogradi.

“Çfarëdo që ka ndodhë në veri Kurti nuk i ka dërgu policinë atje me u ndesh me civil, as nuk ka shku me i sulmu civilët, ka shku me zbatu një vendim që ka të bëjë me disa tabela, që është ligjshmëri në fakt, bile policia jonë janë sjellë në mënyrë profesionale, dhe i kanë rezistuar edhe provokimeve duke mos u ndesh me civilët, tash një veprim i tillë nuk e justifikon gjithë këtë film që e organizoi Beogradi e që ka të bëjë me vendosje e ushtrisë afër kufirit, Alexander Botsan-Kharchenko duke na shiku me dylbi thuaj ti se ko me hi Serbia dhe ko me kriju Krimenë”, theksoi Ahmeti

Në fund Ahmeti tha se ky duhet të jetë edhe një mesazh për NATO-n, dhe se pret një reagim nga NATO, nëse dëshiron të ruaj ndikimin e saj si aleancë.

“Ky është mesazh për NATO-n, në fakt, nëse NATO donë me ruajt ndikimin e saj si aleancë, në fakt duhet me reaguar, sepse një mesazh në heshtje e NATO-s në një situatë të tillë kur një njeri i Rusisë, aleat i Putinit i mbështetur nga disa forca ushtarake me Miga, vjen dhe e sheh një zonë që është nën protektoratin e NATO-s, paramendoni çfarë mesazhi nëse nuk reagon NATO, paramendo çfarë mesazhi i dërgohet Shteteve Baltike, dhe zonave tjera të interesit strategjik, dhe shteteve tjera që janë në dilemë nëse duhet me vazhdu me mbet nën ndikimin e Rusisë, apo me NATO. Veprimi i tillë Kurtit e vendos në dy këto pozicione që i thashë , një pozitë më të mirë Kosovën, a është mendu, dhe a ka qenë strategji prej fillimit nuk e dijë, por a është arrit si efekt kjo, është arrit në dialog”, përfundoi Ahmeti/PORTALI.info/

x