Arifi: Vendimi për targat avancon Kosovën

28.09.2021 17:37

Arifi: Vendimi për targat avancon Kosovën

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tërhiqet nga vendimi për targat, dhe se Kosova duhet të shfrytëzoj këtë rast për të kaluar në tema të mëdha.

“Me veprimin e marr Qeveria e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat, unë mendoj që e ka avansu Kosovë, normalisht në një fazë të shkurtët, sepse duhet të presim edhe se çfarë po bën pala tjetër, pra nesër kur e kemi edhe dialogun të ashtuquajtur teknik përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, dhe asaj Serbe , aty edhe do të maten palët se deri ku mund të shkojnë, pra cili mund të jetë kompromisi për targat. Unë besoj që Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lëshoj këtë rast, dhe të tërhiqet nga vendimi që është marr, sepse nuk është çështja e targave, është çështje më madhore, pra targat jonë justifikim për me shku deri te çështja kryesore”, tha Arifi

Arifi tutje tha se taksa, dhe reciprociteti kanë një dallim të madh mes vete.

“Ka një dallim fundamental mes taksës, dhe reciprocitetit për targat, sepse taksa në njëfarë mënyre e ka bllokuar ekonominë  e të dyja vendeve, apo ne nuk e kemi ndje ekonominë e lirë për qarkullim, në këtë rast nuk është mbyll ekonomia, nuk janë ndaluar as automjetet, pra vetëm tabelat, në kuptimin e asaj që Serbia që 10 vite nuk e respekton, dhe kjo nuk ka lidhje me marrëveshjen e Brukselit, ka lidhje me raportet që ndërtojnë dy shtete, prandaj kjo nuk lidhet vetëm me atë, por me raporte ndërmjet dy vendeve”, tha Afrin në Info10, në Kanal10.

x