Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën cigare në vlerë 50 mijë euro në Merdare

27.10.2021 09:05

Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën cigare në vlerë 50 mijë euro në Merdare

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh në terminalin doganor në Merdare.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!
“Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla. B. S. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe, M. SH. 39 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdare, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro”, ka thënë Borovci, për Klan Kosova.

Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

 

x