Arrestohen dy persona të dyshimtë tek “Dheu i Bardhë” të përfshirënë shitjen e paautorizuar të armëve

19.10.2021 21:11

Arrestohen dy persona të dyshimtë tek “Dheu i Bardhë” të përfshirënë shitjen e paautorizuar të armëve

Policia kufitare, në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve, rreth orës 15:20, kanë dërguar për kontroll në ‘vijën e dytë’ një veturë me targa vendore që vinte nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

“Gjatë kontrollit të detajuar të veturës, janë gjetur 75 (shtatëdhjetë e pesë) copë fishek të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12/70, për të cilët drejtuesi i automjetit Q.S., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar) nuk posedonte leje dhe nuk i kishte deklaruar se i kishte në veturë.Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e ameve apo materieve plasëse’ dhe të kryhet kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Karaçevë e Epërme-Kamenicë, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjuetisë, 47 copë fishekë dhe një armë e ftoftë (thikë/bajonetë). Policia me këtë rast ka intervistuar edhe një të dyshuar të dytë A.S., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) për përfshirje në veprën penale të lartcekur. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

x