Arrestohet 45 vjeçari në Kosovë, i dyshimtë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

20.10.2021 19:51

Arrestohet 45 vjeçari në Kosovë, i dyshimtë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës pas pranimit të informatës dhe hetimeve të zhvilluara ka identifikuar një person të dyshuar, për të cilin dyshohej se kishte konsumuar veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

“Hetuesit policorë të DHKO-së, kanë arritur që pas hetimeve dhe lokalizimit të personit të dyshuar: I.G., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), të njëjtin ta arrestojnë dhe ta intervistojnë në cilësi të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është theksuar se personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë. Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

x