Qytetarët, përveç sloganit dhe thirrjeve “Asnji cent ma shumë!”, mbajnë edhe pankarta tjera.
“S’paguajmë edhe për veriun”, është njëra nga thirrjet e tyre.
“Rryma nuk është luks”, u dëgjua një tjetër thirrje.
Ka nisur në sheshin e Prishtinës protesta e paralajmëruar me anë të së cilës qytetarët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovë.