Bali Muharremaj: Kam premtuar 1410 vende të punës, janë punësuar 1600

14.10.2021 21:16

Bali Muharremaj: Kam premtuar 1410 vende të punës, janë punësuar 1600

Kryetar i Komunës së Suharekës, dhe kandidati i AAK-së për kryetar komune në këtë komunë ka thënë se ka tejkaluar premtim e tij të dhënë për punësim në 2017.

“Unë kam premtuar 1410 vende të reja të punës, dhe në fakt, dhe po ju garantoj që jo që kanë hyrë 1410, por kanë hyrë diku 1600 në punë në Suharekë, kryetari si ka shti, kryetari ju ka mundësuar” tha Muharremaj në Prime Time.

Muharremaj ka thënë se këtë e bazon në dokumentin e nxjerrë nga ATK-ja, dhe se krejt këtë e ka arritur duke i mundësuar bizneseve hapësirë më të madhe , duke zhvillu infrastrukturën në zonën industriale në Suharekë/PORTALI.info/

x