Ballazhi: Kërkesa e qytetarëve bëri që ti hyjë garës për kryetar të Hanit të Elezit

27.09.2021 20:38

Ballazhi: Kërkesa e qytetarëve bëri që ti hyjë garës për kryetar të Hanit të Elezit

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi  ka thënë se kërkesa e qytetarëve bëri që ai ti hyjë garës për të parin e Hanit të Elezit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Motiv kryesorë ka qenë kërkesa e qytetarëve, për arsye se një qeverisje e gjatë 12 vjeçare nga Rufki Suma nuk ka arrit që ti plotësoi kërkesat e qytetarëve brenda këtyre 12 viteve, prandaj në kemi qenë gjithmonë në kontakt me qytetarët, kemi hartuar një platformë qeverisëse për këto katër vitet e ardhme qeverisëse, dhe në bashkëpunim me ta do të realizojmë nga viti 2021 deri në vitin 2025”, tha Ballazhi në Prime Time, në Kanal10.

Ballazhi garon kundër kandidatit të pavarur, Rufki Sumës, dhe kandidatit të VV-së, Sherif Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit./PORTALI.info/

x