Barca synon spastrimin – dy brazilianët hapin telashe

01.12.2021 09:31

Barca synon spastrimin – dy brazilianët hapin telashe

Barcelona po përgatitet për disa ndryshime të mëdha në merkaton e janarit.

 
Xavi Hernandez po planifikon që të bëjë disa ndryshime rrënjësore në përbërjen e Barcelonës, në mënyrë që të aplikojë sa më mirë stilin e preferuar të lojës.

Për të afruar emrat që i nevojiten, Barcelona duhet të shes diçka nga përbërja aktuale. Megjithatë, edhe kjo punë po del të jetë problematike, pasi lojtarët refuzojnë të largohen, derisa kanë akoma kontratë të vlefshme me katalanët.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, dy lojtarë deri më tani kanë bërë të qartë se refuzojnë largimin nga Barca.

Philippe Coutinho dhe portieri Neto kanë bërë të qartë se nuk kanë plane për të lënë Barcën.

Mesfushori me tipare ofensive ka filluar të rikthehet në një formë më të mirë dhe ka marrë minuta në dispozicion nën urdhrat e Xavi.

Ka gjasa dhe shpresë se lojtari mund të kthehet në një pikë kyçe të skuadrës, në kuadër të planeve të Xavi Hernandez. 

x