Bedri Hamza: Kurti nuk është brenda premtimeve të veta për dialogun

14.06.2021 22:58

Bedri Hamza: Kurti nuk është brenda premtimeve të veta për dialogun

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalur nga premtimet e veta për dialogun Kosovë- Serbi, dhe se PDK nuk pajtohet që marrëveshja të jetë në dëm të interesave të Kosovës, shkruan Portali.info.

“Ne nuk pajtohemi që marrëveshja të jetë në dëm të interesave të Kosovës, jemi si parti politike, pjesë e kuvendit, po opozitë, edhe me kritiku, por edhe alternativa me dhanë, por edhe ku ka punë të mira në me dhënë kontributin tonë”, tha Hamza

Tutje Hamza kritikoi ashpër kryeministrin Kurti, duke thënë se ai ka dalë nga premtimet e tij për dialogun.

“Kurti nuk është brenda parimeve të veta brenda premtimeve të veta që i ka bë publike, “dialogu nuk është prioritet qeto janë parakushtet për me shkuar në dialog”, dialogu po del që është prioritet dhe asnjë nga parakushtet që i ka thënë publikisht nuk janë plotësuar, dhe ata janë nesër në takim”, tha Hamza në Prime Time, në Kanal10.

x