Berisha: Këto janë prioritetet e mia për 2021-2025 në Fushë Kosovë

17.09.2021 22:15

Berisha: Këto janë prioritetet e mia për 2021-2025 në Fushë Kosovë

Kryetari aktual i Fushë Kosovës, dhe kandidati i LDK-së për mandatin e pestë në këtë komunë, Burim Berisha, në emisionin ‘Prime Time’, ka shpalosur prioritetet e tij për vitin 2021-2025, nëse arrin të fiton prapë garën për të parin e Fushë Kosovës.

Sipas Berishës ai planifikon të investoj rreth 24 milion euro në Shëndetësi, Arsim, Kulturë, Rini, e Sport.

“Së pari duhet të theksoj se prioritet e mija për vitin 2021-2025 do të jenë: Shëndetësia që do ta kap shumën prej 2 milion e 800 mijë euro, pastaj vjen Arsimi me 2 milion e 700 mijë euro, pastaj Kulturë, Rini, dhe Sport diku 7 milion e 200 mijë euro, pastaj infrastruktura 9 milion e gjysmë, pastaj edhe biznesi 1 milion, na e kemi njëfarë kodi participim i themi do të jetë 875 mijë euro, që gjithsej bëjnë rreth 25 milion euro”, tha Berisha

Berisha tha se këto 24 milion euro janë të planifikuara përmes të hyrave, garantëve, dhe donacioneve./PORTALI.info/

x