​Biden nënshkruan dekret për lehtësim të votimit

07.03.2021 20:27

​Biden nënshkruan dekret për lehtësim të votimit

Presidenti i SHBA-së, demokrati Joseph Biden nënshkroi një dekret sot që duhet ta bëjë më të lehtë për amerikanët të votojnë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, ndërsa republikanët në të gjithë vendin po përpiqen njëkohësisht të kufizojnë të drejtën e votës pas zgjedhjeve të vitit 2020, raporton Reuters.

 
Biden nënshkroi dekretin në 56-vjetorin e “Javës së Përgjakshme”, kur ushtarët nga Alabama dhe policia sulmuan protestuesit në qytetin e Selma, të cilët po protestonin kundër diskriminimit racor në zgjedhje.

“Trashëgimia e marshimit në Selma është se, megjithëse asgjë nuk mund t’i ndalojë njerëzit e lirë të ushtrojnë fuqinë e tyre më të shenjtë qytetare, ka nga ata që do të bëjnë gjithçka për t’i privuar nga kjo fuqi,” tha Biden në një deklaratë të para-regjistruar të lëshuar sot

Të mërkurën, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një ligj i cili, ndër të tjera, u kërkon shteteve federale të transferojnë përcaktimin e kufijve të zonave elektorale në komisione të pavarura, por ai ligj, për shkak të pozicionit të republikanëve, ka pak shanse të kalimit në Senat.

 
Dekreti i Biden udhëzon agjencitë federale të paraqesin një plan për të zgjeruar regjistrimin e votuesve dhe shpërndarjen e informacionit të zgjedhjeve në 200 ditë dhe urdhëron administratën shtetërore të modernizojë faqet e internetit federale dhe shërbimet digjitale që ofrojnë informacione zgjedhore.

Aspirata e demokratëve për të lehtësuar votimin përkoi me përpjekjet e përfaqësuesve republikanë në një duzinë shtetesh për të kufizuar hyrjen në votim, pasi ish-presidenti Donald Trump humbi zgjedhjet në nëntor të vitit të kaluar.

Trump pretendoi se zgjedhjet ishin vjedhur dhe kritikoi votimin me postë.

Një zyrtar i administratës tha të shtunën se Biden deklaroi në dekret se detyra ishte të siguronte regjistrimin më të thjeshtë të mundshëm të votuesve dhe të votonte vetëm për të gjithë ata që kanë të drejtë të shkojnë në votime. Biden i bëri thirrje Senatit të miratojë ligjin.

x