Bie në pranga të Policisë sulmuesi i të moshuarit në Prishtinë

21.01.2022 21:20

Bie në pranga të Policisë sulmuesi i të moshuarit në Prishtinë

Sot në rrugën “C” ka ndodhur një incident, ku një burrë e ka goditur me grushte një të moshuar në mes të rrugës..

Sipas pamjeve që u publikuan në mediat tjera, i moshuari ka qenë afër veturës së tij, kur A.M shkon dhe e godet një herë me grusht dhe një herë ia përplas derën e veturës.

Në pamje shihet se viktima nuk merr ndonjë veprim kundër tij por vetëm mundohet që ta mbajë derën e veturës që mos të lëndohet.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

x