Bie nën 600 numri i kosovarëve që po trajtohen për COVID në spitale

18.09.2021 12:03

Bie nën 600 numri i kosovarëve që po trajtohen për COVID në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës në trajtim janë 598 pacientë, shifër kjo shumë më e ulët, krahasuar me ditët e kaluara.

479 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 48 në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si më poshtë:

Klinika Infektive, 85 pacientë;

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 48 pacientë;

Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë;

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 67 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 49 pacientë;

Spitali i Pejës, 102 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 47 pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 44 pacientë.

x