Bulliqi: Propagandat për mua kanë dalë nga kuzhinat e LDK-së

20.10.2021 21:17

Bulliqi: Propagandat për mua kanë dalë nga kuzhinat e LDK-së

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili është në balotazh me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hysenin për të parin e Podujevës, ka hedhur akuza të rënda kundrejt Hysenin, dhe partisë së tij.

Sipas Bulliqit LDK-ja në Podujevë ka përdorur propaganda, dhe makinacione kundër tij

“Kjo formë e propagandës për të prekur drejtpërdrejt në integritetin përsonal janë shumë të ulëta, të cilat veq LDK-ja , dhe makinacionet e saja mund ti bëjnë. Unë flas për LDK-në, për propagandën që ka dalë nga kuzhinat e LDK-së në Podujevë, dhe prej njerëzve të cilit kanë punu për zotin Hyzeni”

“Prandaj njëri prej shkaqeve, faktorëve që më të vërtet më ka dëmtuar, sepse besoni që shumë vonë i kam kuptuar dhe kur i merr e shikon janë krejt profile fallco që janë të improvizuar në forma të ndryshme, në të cilën mënyrë vetëm ata e dinë se si i kanë bërë këto makinacione”, tha Bulliqi në Prime Time.

x