Caktohen datat se kur mund të votohet me postë për Dragashin

25.11.2021 18:10

Caktohen datat se kur mund të votohet me postë për Dragashin

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për rivotim përmes postës për Dragashin, KQZ ka mbajtur sot një mbledhje urgjente.

Në të është marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik–18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për komunën e Dragashit është 1090.

x