Daçiq nuk pret që referendumi i Serbisë të mbahet edhe në Kosovë

15.01.2022 13:21

Daçiq nuk pret që referendumi i Serbisë të mbahet edhe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka folur rreth mundësisë së mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Në një deklaratë për TV PRVA të Beogradit, Daçiq ka thënë se nuk është aspak optimist se referendum i shtetit të tij për ndryshimet kushtetuese do të mbahet edhe në Kosovë më 16 janar.

“Ky është edhe një treguar se sa investon Prishtina për t’i bërë obstruksione dialogut me Serbinë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Daçiq në paraqitjet publike ka bërë të qartë se referendum që pritet të mbahet të dielen në Serbi, ka për qëllim ndryshimin e sistemit të drejtësisë serbe dhe assesi për çështje të tjera, sikur që është mundësia e një referendumi tjetër për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës serbe që Kosovën e konsideron krahinë autonome të Serbisë.

x