Dedaj: Klani Osmani me bashkëshortin e saj kanë bërë krim me shkarkimin tim (VIDEO)

17.01.2022 19:07

Dedaj: Klani Osmani me bashkëshortin e saj kanë bërë krim me shkarkimin tim (VIDEO)

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se është shkarkuar në mënyrë spektakolare nga “Klani i Osmanit”, duke iu referuar personave të afërt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit.

“Unë janë në skenën politike që 32 vite në Kosovë, si pjesë e të gjitha zhvillimeve që kanë ndodh në Kosovë dhe kurrë në jetën time nuk jam kërkuar nga policia, nga policia serbe po edhe jam arrestuar”

“Jam shkarku në mënyrë spektakolare nga klani Osmani, Vjosa me bashkëshortin e saj kanë bërë krim, kanë bërë skandal më kanë shkarkuar për një ditë ndërsa 11 ambasadorëve tjerë ju kanë dhanë afat tre muaj”, tha Dedaj në Kanal10.

Dedaj po ashtu tha se i kanë shkaktuar edhe probleme shëndetësore më presionin, dhe shkarkimin e tij./PORTALI.info/

 

x