Deputeti i Listës Serbe i drejtohet Kurtit: Jeni kundër popullit serb

15.01.2022 15:09

Deputeti i Listës Serbe i drejtohet Kurtit: Jeni kundër popullit serb

Slavko Simiq nga Lista Serbe, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në fjalën e tij, Simiq ka kritikuar Kurtin duke thënë se veprimet e tij për të ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, ai po vepron kundërligjshëm dhe në këtë mënyrë po ja mohon të drejtat popullit serb në Kosovë.

“Ju keni thyer të gjitha drejtat njerëzore të popullit serb në Kosovë… Me këto veprime, ju keni treguar se dëshironi të ja vështirësoni jetën serbëve në Kosovë dhe jo t’ua lehtësoni”, ka thënë Simiq.

Ai ka përmendur edhe aksionin e policisë në veri të vendit, në komunat me shumicë serbe.

“Çfarë të mire do të na sjellin këto veprime? Çfarë të mire ju ka sjell aksioni juaj në veri? Nëse ju nu ki lejoni ose i lejoni serbët të votojnë të dielen, si do të jemi mes vete të hënën? Do të jemi më mirë apo më keq? A do të fitoni më shumë vota me këto veprime?”, ishin disa nga pyetjet që Simiq ia drejtoi Kurtit.

Simiq ka thënë se Kurti duket qesharak në sytë e ndërkombëtarëve kur flet për demokraci.

Ai ka thënë se Lista Serbe do të lëshojë seancën pasi që nuk duan të legjitimojnë këtë rezolutë dhe vendimin e Qeverisë për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb, ju bëj thirrje që të veproni në mënyrë demokratike, shpreson se i thërrisni mendjes dhe tërhiqeni nga këto veprime anti-serbe”, ka thënë Simiq.

x