“Dikur u arrestonim për Kishën, kurrë se kisha besu që aty sot meshë do të mbahej me VV-në në pushtet”

10.06.2021 17:39

“Dikur u arrestonim për Kishën, kurrë se kisha besu që aty sot meshë do të mbahej me VV-në në pushtet”

Ish-aktivisti i VV-së, Drin Ahmeti i cili ishte arrestuar më 2016 teksa protestonte me aktivistë të tjerë të këtij subjekti kundër mbajtjes së një ceremonie në Kishën Ortodokse tek UP, është shprehur i zhgënjyer për liturgjinë që u lejua të mbahej sot aty.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi nga momenti i arrestimit nga Policia e Kosovës më 2016.

Ahmeti thotë se nuk do ta kishte besuar kurrë që me ardhjen e VV-së në pushtet, kjo ceremoni do të mbahej pa u penguar nga askush.

Postimi i plotë:

Kjo foto eshte gjate arrestimit ne vitin 2016 kur disa serbe provonin ta mbanin ceremonine qe u mbajt sot ne kishen ortodokse, tek kampusi i UP-se. Bashke me aktiviste te tjere te VV-se ishim arrestuar, duke e penguar me trupat tone kete festim, ne kishen qe at’here ne VV, e quanim kisha e Millosheviqit.

Kurre nuk e kisha besu qe me ardhjen e VV-se ne pushtet, kjo ceremoni do te mbahej, madje e papenguar nga askush. Heshtja e ish-bashkeaktivisteve tregon se ardhja ne qeveri, nenkupton nenshtrim per ta. Deregjja ne te cilen ka ra VV-ja eshte e dhimshme.

x