Dobruna: Subvencionimi i tarifave nga Qeveria shkon kundër privatizimit (VIDEO)

15.12.2021 23:26

Dobruna: Subvencionimi i tarifave nga Qeveria shkon kundër privatizimit (VIDEO)

Ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna e ftuar në emisionin “Politiko”, ka thënë se mos rritja e çmimit të Energjisë Elektrike ndër vite ka qenë gabim, dhe se subvencionimi i tarifave nga Qeveria tani shkon kundër privatizimit.

“Detaj që kisha dasht me cekë është pavarësia e keqkuptuar e rregullatorit, rregullatori është vetëm autonom në vendimmarrje kur i merr parasysh të gjitha nuk është i pavarur, prandaj deri tash ka qenë gabim që nuk është rritur çmimi i Energjisë që me reflektu koston nga 1 përqind, 2 për shkak të qetësisë sociale”

“Tash kemi ardh në një situatë që Qeveria ofron me subvencionu, ajo është një qasje e Qeverisë që na duhet me përshëndet, por a ka me u pëlqy nga direktivat evropiane unë nuk e dijë, se ajo shkon kundër privatizimit. Këtë po e diskutoj meqenëse kam qenë pjesë e reformave, se kur traktatit e kupton se Qeveria po i subvencionon tarifat ajo është kundër direktivave evropiane”, tha Dobruna në Kanal10./PORTALI.info/

x