Dogana zë 15 mijë litra alkool të prodhuar ilegalisht në Gjakovë

14.10.2021 16:39

Dogana zë 15 mijë litra alkool të prodhuar ilegalisht në Gjakovë

Dogana e Kosovës ka zënë 15 mijë litra alkool të prodhuar ilegalisht në Gjakovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media nga Dogana e Kosovës.

“Dogana e Kosoves nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me Urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle detaje në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të Pijeve Alkoolike në regjionin e Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

Me këte rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me kete rast i janë shmangur taksave dhe njëkohesisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:

– 10,518 Litra Raki

– 4,000 Litra Verë

– 310 Litra Liker

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected] Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, ka thënë Dogana në fund të komunikatës.

x