“Drenica lindë edhe dylbera”, Drenica mbushet me mbishkrime

15.09.2021 21:55

“Drenica lindë edhe dylbera”, Drenica mbushet me mbishkrime

Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme ndaj grave.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thotë përmes një njoftimi se shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet.

Andaj sipas tyre edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive.

 

x