Durmishi: Do ta padisë Pal Lekajn për dy shpifje (VIDEO)

20.01.2022 20:49

Durmishi: Do ta padisë Pal Lekajn për dy shpifje (VIDEO)

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj

“Unë jam duke përgatit një padi për të për shpifje të ulëta që ka bërë ndaj meje mbrëmë në dy raste. E para shpifjet për çështjet personale, familjare, si dhe për akuzën e nënshkrimit të kontratës 50 milion euro për hekurudhën”, tha Durmishi në Prime Time.

x