Durmishi sqaron deklaratën ku kërkon burgimin e Lekajt, dhe Haradinajt

20.01.2022 22:51

Durmishi sqaron deklaratën ku kërkon burgimin e Lekajt, dhe Haradinajt

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i është kthyer edhe njëherë debatit ku thotë se Ish kryeministri Ramush Haradinaj, dhe ministri Lekaj duhet të përfundojnë në burg.

Durmishi ka prezantuar një dokument ku Pal Lekajt i kërkohet të merren masa ndaj zëvendësministrit Rexhep Kadriut për presion në vlerësimin e tenderëve, dhe ky i fundit nuk ka ndërmarr asnjë masë.

“Unë e kam një dokument këtu që ish sekretari Betime Reçica ia ka drejtu Pal Lekajt, dhe tëma ëshët kërkesë për marrjen e veprimeve ndaj zëvendësministrit, Rexhep Kadriut. Kjo ka të bëjë me një rast kur sekretari kërkon të mirren masa ndaj zëvendësministrit për shkak të presionit që po iu bën komisioneve vlerësuese në përzgjedhjen e kompanive në tendërë të caktuar.

Ministri nuk ka ndërmarre asnjë masë për këtë sepse Kadriu ka qenë zëvendësministër deri në fund të mandatit, dhe unë shpeshherë e kam përmend ish kryeministrin Ramush Haradinaj sepse këta kanë qenë bashkë ai ka qenë kryeministër, Pali ministër. Arsyeja pse involvohet ish kryeministri Haradinaj është sepse zëvendësministrat nuk i emëron ministri por i emëron kryeministri, dhe në rastet e tilla nëse ministri nuk merr masa do të duhej të merrte kryeministri.”, ka thënë Durmishi.

Në pyetjen e gazetarit se keni thënë se edhe Haradinaj duhet të përfundoj në burg, Durmishi tha: Kam thënë se ai ka qenë kryeministër, dhe kjo është çështje e prokurorisë, dhe gjykatave.

Durmishi ka thënë se qeveri më të korruptuar se ajo e Haradinajt, nuk ka pasur ndonjëherë

“Qeveri më të korruptuar se ajo e Haradinajt unë nuk besoj që ka pasë ndonjëherë, në baza asaj çfarë kam parë në ministri të infrastrukturës, për ministri tjera nuk e dijë , deklaroi Durmishi në Prime Time./PORTALI.info/

x