Dy persona të vdekur nga koronavirusi në Klinikën Infektive

26.01.2022 12:50

Dy persona të vdekur nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Dy persona që po merrnin trajtim në Klinikën Infektive nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi, kanë vdekur gjatë së mërkurës.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në mbledhjen që po mban Komisioni për Shëndetësi rreth situatës epidemiologjike në vend, ku po raporton edhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Të gjitha vendet kane qenë me Omicron një muaj para neve. Nuk ndalet Omicroni me masa ne kufi. Katër raste pa burim kanë qenë në Mitrovicë. Ne mbi 80% te rasteve i kemi të detektuar pas pesë ditëve, dhe mund të presim një rritje të madhe. Tre ditët e fundit i kemi katër të vdekur. Sot janë dy në Klinikën Infektive që kanë vdekur”, deklaroi Dreshaj.

Dreshaj kritikoi stafin mjekësor se nuk po i respekton masat, veçanërisht në Klinikën Infektive.

Gjatë ditës së djeshme, po ashtu u shënuan dy të vdekur si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

x