E konfirmon edhe Sveçla që policia u sulmuan me armë në veri, tregon a ka të lënduar

23.05.2022 18:08

E konfirmon edhe Sveçla që policia u sulmuan me armë në veri, tregon a ka të lënduar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në Izvor të veriut ka zbuluar laborator të kultivimit të marihuanës me mbi 10 mijë fije të bimës.

Sveçla një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Facebook’, teksa ka thënë se gjatë aksionit Policia e Kosovës janë sulmuar me armë zjarri, mirëpo nuk është lënduar askush.

“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, ka bërë të ditur Sveçla.

Postimi i plotë:

Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës.

x