Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi flet për kërcënimin e kryeministrit Kurti

28.10.2021 00:31

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi flet për kërcënimin e kryeministrit Kurti

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, e ka komentuar rastin e kërcënimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ibishi në Politiko, të Kanal10 tha se secili kërcënim merret serioz nga institucionet e sigurisë së vendit.

“Ne e kemi njësitin e Policisë së Kosovës, dhe Agjensionin e Inteligjencës që merren me këtë çështje, është njësiti për vlerësimin e kërcënimeve ndaj personaliteteve, por edhe qytetarëve të Kosovës, dhe i bon vlerësimin real apo seriozitetin e adresimit të kërcënimit, kështu që kjo nuk varet shumë as nga kryeministri ndaj të cilit është apostrofuar ky kërcenim apo edhe zëvendësit i cili ka shpreh këtë deklaratë”

“Sido që të jetë është çështje e pastër policore, e cila vjen pas vlerësimeve real, dhe serioz të këtij kërcënimi. Krahas kësaj policia e Kosovës ka ndërmarr masat shtesë, për sigurimin fizik, por edhe të rrethit të objektit të përqendrimit por edhe vetë eskoritit të kryeministrit Kurti”, tha Ibishi në Kanal10.

Tutje, Ibishi tha se informimi i opinionit është dashtë të jetë i menjëhershëm, por pa shumë detaje të cilat ndoshta e pengojnë çështjen e hetimeve

“Mendoj se në këso raste është vonuar paksa edhe qeveria edhe komunikimi me Policinë e Kosovës, mendoj se informimi i opinionit është dashtë të jetë i menjëhershëm, për arsye se mediat e kanë përcjellë vetë lëvizjen dhe shtimin e forcave edhe në eskortë edhe në objektin, apo shtëpinë e Kurtit, kështu që është dashtë edhe deklarimi ndaj opinionit të jetë i menjëhershëm, por pa shumë detaje të cilat ndoshta e pengojnë çështjen e hetimeve”, përfundoi Ibishi në Kanal10./PORTALI.info/

x