Emocionohet gazetari i njohur, Mon Beqiri, tregon si i takoi shqiptarët në Argjentinë (VIDEO)

04.07.2021 12:21

Emocionohet gazetari i njohur, Mon Beqiri, tregon si i takoi shqiptarët në Argjentinë (VIDEO)

Gazetari i njohur nga Mitrovica, Mon Beqiri, ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘Përtej Tregimit’, me gazetare Valentina Ahmeti.

Beqiri ishte gazetari i parë që raportoi për sukseset, e gjigantit metalurgjik “Trepça”, ku pastaj vazhdoi karrierën e tij në Radio Televizionin e Prishtinës, si korrespodentë për rajonin e Mitrovicës.

Beqiri pas largimit nga puna nga okupatori serb, kishte pasur një përvojë në shtetin e largët, Argjentinë, ku dhe me emocion tregon si i takoi shqiptarët arbëreshë që jetonin atje.

“Kur kam takuar Arbëreshet në Argjentinë, e kam ndjerë veten të lumtur dhe të privilegjuar. përpos që kanë dal nga trojet shqiptare dhe kanë shkuar nga Morea në Kalabri të Sicilisë, dhe prej aty të detyruar për çështje ekonomike, dhe të luftës, për shkak se Musolini i kishte mobilizuar për luftë, dhe ata kanë ikur nga aty, dhe të komunikosh me ta ishte privilegj”, tha Beqiri në ‘Përtej Tregimit’.

Tutje Beqiri tregon se numri i Arbëresheve në Argjentinë të cilat ndryshojnë çdo herë sipas Beqirit, për shkak se një pjesë e tyre ishin të regjistruar si italian, për shkak të leje qëndrimit.

“Numri i Arbëresheve në Argjentinë ndryshon çdo herë, për shkak se një pjesë e tyre ishin të regjistruar si italian arbëreshë, për shkak të leje qëndrimit”, tha Beqiri

Beqiri thotë që ka bërë mbi 800 emisione të "Zëri im" nëpër vende të botës, madje edhe në Kinë, shpeshherë ka mbajtur edhe mësim plotësues të Gjuhës Shqipe nëpër këto vende./PORTALI.info/

x