Eron Husaj ka nevojë për ndihmën tuaj!

22.10.2021 19:29

Eron Husaj ka nevojë për ndihmën tuaj!

I riu nga Peja, Eron Husaj i cili vuan nga Cystis parencephalica Epilepsy and epileptic Syndroms with compex, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Në pamundësi për ti siguruar paratë për trajtim jashtë vendit, familja Husaj i është drejtuar popullit për ti ofruar ndihmë për trajtimin e djalit të tyre.

Këtë familja e ka bërë përmes një postimi në Facebook ku ka njoftuar trajtimi i sëmundjes jasht vendit kushton 74 mijë euro, ndërsa Eronit i duhen edhe 44 mijë euro për trajtim, pasi 30 mijë i ka siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i plotë i familjes Husaj:

APEL PËR NDIHMË,

I riu, Eron Husaj, i lindur më 26.03.1997, nga prindërit Zenun Husaj dhe Nurije Balidemaj, është i diagnostifikuar dhe vuan nga:

Cystis parencephalica Epilepsy and epileptic Syndroms with compex

Focal sejzures.

Për intervenim kirurgjik dhe trajtimin e tij ne kliniken universitare në Bonn të Gjermanisë nevojitën 74.000 Euro,

Sipas profatures se spitalit: Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka siguruar 30.000 Euro, ndërsa shuma tjetër prej 44.000 Euro duhet të sigurohen nga familjaret.

Në pamundësi qe këto mjete ti siguroj familja iu drejtohem njerëzve të vullnetit të mirë qe të ndihmojnë në sigurimin e këtyre mjeteve të domosdoshme për trajtimin e Eronit.

Kush mund të ndihmoj ju lutem qe mjetet e dhuruara te derdhen në:

Banka:  NLB, Kosovë

Nr  I Xhirollogarisë:  XK051706003412537661

në emër të Eron Husaj

Qëllimi / Përshkrimi:   Për trajtim mjekësor.

Çdo kontribut I juaji, do te publikohet në shenjë falënderimi.

Ju lutem që ta shpërndani këtë apel ne rrjetet e juaja.

Me respekt,

Familja Husaj dhe Balidemaj!

x