Fatmir Limaj: Kurti as nuk krahasohet me Thaçin në procesin e dialogut

03.10.2021 23:02

Fatmir Limaj: Kurti as nuk krahasohet me Thaçin në procesin e dialogut

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka krahasuar dialogun e zhvilluar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, dhe tani kryeministri, Albin Kurti.

Sipas Limajt, zyrtarët aktual janë larg Thaçit, madje e ka cilësuar si Akademik të dialogut ish-presidentin.

“Hashim Thaçi, edhe do tjerë, do kolegë të përparshëm, garda edhe të Rambujesë, edhe të Vjenës, larg, larg, po këta s’mujnë me ëndërru aftësitë negociuese, dhe negocimin në tavolinë qysh e ka bo, mos harroni çfarë po them”

“Ai nuk është këtu, por unë e ndjejë për obligim me thënë, aftësitë e negocimit, teknikat e negocimin, qëndrueshmëria në negociata në tavolinë ai është Akademik e shumë të tjerë deri tek Edita”, tha Limaj në Politiko. /PORTALI.info/

x